Dëshmia tronditëse: Gerald Shehu do ta digjte trupin e recepsionistit, por nuk e merrte furra

0
275
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga 29 persona të shoqëruar nga policia e Vlorës për zbardhjen e krimit makabër në Himarë, deklarimet e dy prej tyre jo vetëm rindërtuan skenën makabër të vrasjes së Eraldo Nevruzit, por përputhën edhe provat e mbledhura nga hetuesit.

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë foton ekskluzive të automjetit që drejtohet nga Gerald Shehu dhe nga Dhërmiu është nisur drejt Himarës e më tej Sarandës ku e braktisi për tu larguar me taksi në Igumenicë të Greqisë.

Ndërsa në deklarimet para hetuesve David Larti ka shpjeguar se pasi Shehu ka vrarë recepsionistin ai së bashku me Qosen kanë ndihmuar për fshehjen e provave dhe zhdukjen e trupit.

Plani ka qenë që jo vetëm rrobat e Gerlad Shehut të digjeshin në furrën e pjekjes së mishit në restorantit të hotel Greecia, por po ashtu edhe trupi i viktimës.

Ata se kanë përfunduar planin për djegien e trupit vetëm se kufoma ka qenë i madh dhe nuk e nxinte furra.

Por me se është vrarë Nevruzi?

Nga ekzaminimi i trupit të viktimës rezulton se përveç shenjave të dhunës ai ka dy gjurmë të plumbave pistoletë, një në kokë dhe një në trup.

David Larti: Pasi Geraldi na tha që ka vrarë Nevruzin, unë mora disa herë qese të zeza tek kuzhina me qëllim të mbështillnim trupin e viktimës. Pasi mbështollëm trupin mora açe dhe fshesë për të pastruar vendin e krimit. Më pas trupin e vendosëm në bagazhin e makinës AUDI Q7 dhe në ora 04:40 minuta të mëngjesit Geraldi u largua me makinë. Geraldit i dhashë një bluzë nga të mijat.

Daniel Qose: Konfirmoj deklarimet, ndërsa unë kam marrë rrobat e Geraldit dhe i vendosa të digjeshin tek furra e pjekjes së mishit.

Geraldo Shehu i arrestuar nga Interpol Greqi me kërkesë të Interpol Tiranës është në pritje të ekstradimit dhe dosja e plotë në ngarkim të tij është përcjell autoriteteve greke. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim, neni 78 kodi penal.

Daniel Qose dhe David Larti për të cilët gjykata e Vlorës me kërkesë të prokurorisë miratoi arrestin në burg dyshohen për veprën penale të “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 dhe 25 i kodit penal.

Aktualisht hetuesit janë fokusuar tek gjetja e armës së krimit e cila dyshohet të jetë një pistoletë pa leje e mbajtur nga Shehu. Numri i të arrestuarve për këtë krim ka shkuar në tre persona që lidhen direkt me vrasjen dhe fshehjen e kufomës, ndërsa një i katër shofer i autoambulancës së morgut ka përfunduar në pranga.

Ndaj shtetasit Artur Ismailaj rëndon akuza e “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a paragrafi 1 i kodit penal dhe ai po qëndron në arrest shtëpie.

Zjarr Tv Ad