Dhjetë ditë kohë për tu larguar nga banesat, banorët e një pallati në Durrës dalin në protestë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme banues të një pallati në lagjen 17 pranë Rajonit të Policisë së qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë kundër rikonstruksionit të objektit. Ata shprehen se e kanë të pamundur të largohen nga banesa për dhjetë ditë.

Ata kërkojnë t’ju paguhet qiraja për muajt që do të largohen nga shtëpia ose në të kundërt do të refuzojnë këtë konstruksion. Banorët tregojnë se kanë përfituar bonusin e qirasë gjithashtu kanë përfituar edhe shumën prej 500.000 lekë të reja në përputhje me aktekspertizën e bërë. Sipas së cilës objekti i banuar ka pasur dëmtime të nivelit DS3.

Mësohet se ata janë lajmëruar të boshatisin shtëpitë e tyre sepse pallati sipas rishikimeve të bëra është në nivelin e dëmtimit DS4. Gjatë protestës banorët u takuan edhe me nën kryetarin e bashkisë së Durrësit, Elio Jani i cili u shpreh se konstruksioni ishte në të mirë të qytetarëve, pasi pallati kishte kollonat e dëmtuara. Sipas tij rregullimi i tyre do të zgjaste tre muaj dhe më pas qytetarët do të ktheheshin të sigurt në banesat e tyre.

Zjarr Tv Ad