Dhuna e bandës së fisit Rraja ishte thjesht film me aktrim të klasit të lartë

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lutfi Dervishi

Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e fisit Rraja që rrahu me shkopinj bejsbolli dy persona, nga “plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim në “plagosje të lehtë me dashje”.

Në fakt edhe kështu duket se po i bien në qafë personave me “shkopinj bejsbolli”, prokurorët e kanë pasur kohën e mjaftueshme, sepse çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë! Prokurorët mund të thoshin se ishte “keqkuptim” ose ishte një film, me saktë një “skenë filmi”.

Nuk ka pasur nevojë prokuroria të priste disa muaj për të administruar ”provat” për të arritur në këtë konkluzion provat janë sheshit dhe i kanë parë të gjithë me përjashtim të prokurorëve syleshë.

E gjitha ka qenë një keqkuptim. Personat me shkopinj bejsbolli po luanin film. E xhiruan vetë skenën (provohet lehtësisht kamera, regjia) madje jo vetëm e xhiruan, por edhe e publikuan.

Tetë persona me shkopinj bejsbolli thjesht kanë shkuar për të xhiruar një film, dhe si në çdo film ajo që duket si “rrahje brutale” në fakt është aktrim i klasit të lartë.

Sikundër e panë të gjithë, aty kishte edhe një pistoletë, edhe një shkop gome krahas “shkopinjve të bejsbollit”, u dëgjuan edhe thirrje “vrite, vrite”, ulërima dhe rënkime. Të gjitha këto janë prova të qarta se ka qenë film, ndryshe mos o Zot nuk mund të fyhen kaq shumë 8 burra të armatosur me armë dhe hunj dhe t’u thuhet se keni kryer “plagosje të lehtë”?! Eshtë turp. Njeriu për një burrëri jeton. Vetë të akuzuarit nuk duhet ta pranojnë këtë turp.

Tani që sipas prokurorëve gjenialë, kemi të bëjmë me një “plagosje të lehtë”:

-A duhet t’i kthehet mandati deputetit Rraja?

-A duhet të reflektojë kryeministri Rama dhe të kthejë në detyrë ministrin e Brendshëm Çuçi?

-A duhet të kthehen në punë policët e përjashtuar, oficerët e policisë të transferuar për një “plagosje të lehtë”?

-Po tre personave të shpallur në kërkim a do t’u kërkojë kush falje?

-Po media a duhet të kërkojë falje për raportimin?

-Po lajmet për nisjen e hetimit ndaj guroreve a duhen përgënjeshtruar sot?

P.S. Të ndaluarit për këtë ngjarje janë thjesht njerëz të pafat. Nëse viktima e tyre do të ishte ndonjë prokuror, pra prokurori të provonte në kurriz “shkopat e bejsbollit, shkelmat dhe qytën e pistoletës”, atëherë çështja do të zgjidhej me burrni dhe nuk do të ndodhte gjithë ajo tollovi që mori kokën e ministrit të Brendshëm dhe fytyrën e kryeministrit

Zjarr Tv Ad