Dhunoi me sende të forta një person, në kërkim punonjësi i Gardës

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një punonjës i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim policor nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet se ka qëlluar një person me sende të forta.

35-vjeçari Mariglen Hoxhallari dyshohet se ka plagosur duke goditur shtetasin Ismet Llesho, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë të cilat kanë identifikuar gardistin.

Sherri mes punonjësit të gardës dhe Llesho-s është regjistruar të martën në një lokal në Tiranë. Hoxhallari së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar janë konfliktuar verbalisht me Lleshon ndërsa sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta.

I dëmtuari Llesho është dërguar në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa dëmtimet i ka marrë kryesisht në pjesën e kokës.

Shkak i ngjarjes sipas policisë janë motive të dobëta mes palëve ndërsa në pyetje janë marrë dhe persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e sherrit. Për këtë ngjarje janë referuar materiale në prokurorinë e Tiranës, ndërsa 35-vjeçari dyshohet për veprën penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”.

Zjarr Tv Ad