Digjet automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë.
Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi), i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Automjeti i tij ndodhej i parkuar në në anë rruge, pranë banesës së tij në Ishull Shëngjin, kur u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.
Njoftimi nga policia e Lezhës
Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.