Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Luigj Gjoka, kryetari i grupit të “Rithemelimit” të PD-së në Shënkoll njoftoi sot dorëheqjen pasi njësia e tij pas 30 vitesh ka humbur për herë të parë. Ai kërkoi dorëheqjen edhe Sali Berishës.
“Jap dorëheqjen e parevokueshme për shkak të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga shteti dhe Rama.
Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje. Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë.
Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.