Dita e Çlirimit të Kosovës, Meta: Meriton të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

0
59

Presidenti Ilir Meta shprehet se Kosova meriton të jetë pjesë e çdo organizate ndërkombëtare, përfshi edhe NATO-n, teksa kujton Ditën e Çlirimit.

“Në këtë ditë historike nderojmë vizionin strategjik të Presidentit Ibrahim Rugova, rezistencën e lavdishme të UÇK, heroizmin legjendar të Komandantit Adem Jashari dhe sakrificat e çdo shqiptari që kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë”, shkruan Meta nga SHBA, ku ndodhet aktualisht.

Mesazhi i Metës:

Sot në Ditën e Çlirimit, çdo shqiptar i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shembull frymëzues i ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, që meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, përfituese e liberalizimit të vizave, anëtare e Këshillit të Europës, si dhe çdo organizate ndërkombëtare.

Në këtë ditë historike nderojmë vizionin strategjik të Presidentit Ibrahim Rugova, rezistencën e lavdishme të UÇK, heroizmin legjendar të Komandantit Adem Jashari dhe sakrificat e çdo shqiptari që kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë.

Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA-ve dhe vendeve demokratike mike, që i dhanë fund genocidit, kurorëzuan aspiratën shekullore për liri dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë afër Kosovës për të ndihmuar në zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese europiane dhe euro-atlantike.

Zjarr Tv Ad