Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është përballur sërish me ministren e Kulturës Elva Margariti me të cilën u konfliktua ashpër një ditë më parë.
E pranishme në Komisionin e Politikës së Jashtme, Zhupa listoi një sërë pyetjesh kundrejt Margaritit dhe tha se kjo e fundit nuk u ka dhënë përgjigje. Zhupa i ka kërkuar informacion ministres në lidhje me fondacionin që ka marrë në dorëzim qytetin e lashtë Butrintin, ndërsa thotë se plani i biznesit po mbahet sekret.
Pjesë nga biseda:
Ina Zhupa: Pse mbahet sekret plani i biznesit, pse mbahet sekret protokolli i bashkëpunimit. Pse mbahet sekret statuti i fondacionit.
Kush është fondacioni? Ju thoni ADF është pjesë e këtij fondacioni.
Kur është themeluar?
Pse nuk i vihen në dispozicion këtij komisioni? A mund të trajtohet Butrinit si një biznes?
Pse ka ndryshuar forma e administruar të Butrinit?
Pse shitet si sukses që ne do ta marrim të ardhura për fondin e kulturës?
Të gjitha të ardhurat e Butrintit shkonin për ministrinë e Financave dhe më pas alokoheshin tek ministria e Kulturës.
Si mund ti thoni shqiptareve që është sukses?
Si do ta shpjegoni faktin që kjo formë e re e menaxhimit të UNESCO-s është në shkelje të konventës së Parisit?
A ndjeheni krenare që kompania ‘Prince and price’ nuk ka marrë dhe nuk ka përfshirë asnjë studiues shqiptarë?
A mund të na thoni zonja ministre si është përzgjedhur ky fondacion, apo ishte paracaktuar, apo kishte edhe fondacione të tjera? Kush e ka paguar studion Tashko and Pustina? Kush e bën auditimin e këtij fondacioni?
Elva Margariti: Kemi një diskutim për….
Blendi Klosi: Të fillojë sërish zonja Zhupa, ndërhyn ministrja dhe e mbyllim…
Ina Zhupa: Faleminderit zoti Klosi nuk më ka qëlluar kurrë një drejtim kaq profesional. Dje kanë votuar pa parë as emrin, as ato letrat që keni sot, por kjo gjë shërbeu për një gjë në fund të ditës, shërbeu që ju të merrni një pjesë të marrëveshjes. Nga kjo betejë do ndiqen të gjitha hapat, aq sa më lejon ligji, në bashkëpunim me shtetin shqiptar dhe me të gjithë, për të ndaluar marrjen e Butrintit. Djalli fshihet në detaje. Dje kishin marrëveshjen, sot e çkoduat një pjesë, por keni mbajtur pjesën e parave, aty ku dhe fshihet djalli. Ministrja sa herë vjen në komision mëson një gjë të re, sot më tha që mund të gjejmë online vendimet e gjykatës. Në fakt jo, nuk publikohen më zonja ministere, nuk mund t’i gjejmë, për këtë mund të konsultoheni dhe me juristët që keni në krah. Pyetja ime pa përgjigje është përse nuk përfshitë ekspertët shqiptarë, të gjithë arkeologët shqiptarë. Pyetja imë që harruar është kontrata.