“Do e kalojmë krizën bashkë”, Pano Sako në protestë ironizon Ramën: Ç’lidhje ke ti me krizën mo vëlla, këta të luajnë mendsh

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti Pano Sako i është bashkuar sot qytetarëve që po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve.

Ai ka ironizuar duke thënë se kryeministri Edi Rama tha se këtë situatë de kalojnë bashkë, ndërkohë që nuk e kupton se çfarë është kriza.

“Kush bashkë mi vëlla. Po krizën e kalojmë ne çlidhje ka ky me krizën. Ca kriza ka ky mo vëlla. Se këta të luajnë mendsh. Do e kalojmë bashkë do mbështesim njëri-tjetrin. Naftën e paguajmë vetë ndërsa atij ja pa guajmë ne. Me cfarë vajtët në punë sot ministre që neve na that të shkojmë në këmb. Ka vajtur me atë që i paguajmë e ne. S’kemi me paguar lekë edhe për vete, se ta paguajmë ty.

Këta janë skandal. Edhe dy muaj po të zgjasi s’do ketë më budallej rrugëve se do jemi të gjithë njësoj. Tani unë kam një thirrje për ata që marrin një thesë miell për votën. Mos votoni hajdutët.  Vjen dita që ai 50 euro që merrini për votë bëhet 100 euro”tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad