“Dollinë e parë e ngriti për Vangjush Dakon”/ Berisha zbulon darkën ku ishte Rama dhe paralajmëron ministrat: Do t’u flakë një e nga një

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar ministrat e qeverisë Rama se ai do t’i flakë një e nga një, ashtu sic ka bërë me disa prej tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha zbuloi një darkë ku ishte edhe kryeministri Rama, i cili ka ngritur një dolli për Vangjush Dakon, tashmë të arrestuar.

Berisha u shpreh se “t’ua them këtyre ministrave, fajtorë, këtyre mëkatarëve, se Edi Rama do u flakë një e nga një, siç flaku më të shtrenjtin mik të tij në PS. Po të doni, komunikoni me të po nuk e besuat”.

“Zyrtarëve u bëj thirrje të heqin çdo shpresë. Do ju rrëfej në mirëbesim një gjë, një moment shumë domethënës të Edi Ramës me Vangjush Dakon.

Në një darkë intime, në një rreth të ngushtë, ku i ftuar para pak kohësh ishte Vangjush Dako, Edi Rama ngrihet dhe habit ata pak të pranishëm që ishin.

Dollinë e parë nuk e ngriti për sebepin për të cilin ishin mbledhur. Këtë dolli do e ngre për Vangjush Dakon, mikun më të shtrenjtë në PS. Shkoni dhe pyesni Dakon po nuk e besuat këtë, i cili ka kaluar çdo veting, por edhe vetingun, por për hir të privacisë nuk po e them të kujt, se unë jam njeri që respektoj normat e privatësisë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Zjarr Tv Ad