Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar detaje nga paraqitja e Fatmir Mediut sot në gjyq për çështjen që po zhvillohet ndaj tij.
Sipas Hoxhës, Mediu është paraqitur sepse sot do të dëshmonin vartësit e tij.
“Në media u fol për atë faksin, ku thuhet “për Shkëlzenin”, këta e bënë “për Shkëlzen Berishën”. Por, zoti Mediu doli dhe tha njoh vetëm një Shkëlzen, që e kam patur drejtor, Shkëlzen Madani. Vetëm futja e kësaj fjalisë sot, “për Shkëlzenin”…
Mediu sot duhet të ishte patjetër në sallën e gjyqit. Pse vajti sot? Sepse dëshmitarët ishin të gjithë punonjës të ministrisë së mbrojtjes, vajti atje dhe i pyeti, ju kam thënë gjë unë për këtë faksin? Pa Mediun si do të shkonte procesi?
Një nga anëtarët e konferderatës të opozitës, e ka kapur ky faksi… Ai do të merret me konfederatën apo me gjyqin? Ai i Partisë së Lirisë, do të merret me konfederatën e opozitës, apo me SPAK-un?
Mediu u detyrua, të kërkojë falje. Ai tha nuk kam përgjegjësi penale por e kam morale.
Sot sistemi i drejtësisë synon parandalim dhe flagrancën. Por ne po merremi me çështje të para 15 viteve”, tha ndër të tjera Hoxha.