Exclusive :DYSHOHET NJE CANTE PER BOMBE, POLICIA PA MASA MBROJTESE

0
894
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nje cante e harruar eshte gjetur nga forcat e policise se Vlores prane teatrit Petro Marko, ku menjehere ne vendin e ngjarjes ka ardhur nje furgon I forcave te rendit te qytetit bregdetar. Nga pamjet eskluzive shihet se edhe pse uniformat blu nuk kishin asnje informacion per ate cka mund te ndodhej brenda ne cante, ajo kontrollohet pa asnje mase mbrojtese nga ana e efektiveve dhe pa ekspertet xhenier qe bejne kontrollin ne te tilla raste.

Dhe pse brenda saj mund te kishte dhe lende plasese ose cfare do lloj materiali tjeter policet I afrohen dhe bejne kontrollin rutine te saj duke rrezikuar dhe jeten e tyre. Por nuk eshte vetem kjo, nga ana e uniformave blu mungon dhe nje perimeter sigurie qe ve ne rrezik jeten e kalimtareve.

Fatmiresisht ne canten e gjetur nga uniformat blu nuk ka rezultuar se mund te kishte lende plasese, cka do te thote se mund te jete harruar nga ndonje kalimtar. Por duke ndjekur pamjet pyetja dhe cudia qe te lind eshte se si policia kontrollon nje object te dyshimte pa as minimumin e masave mbrojtese.

Zjarr Tv Ad