“E dëgjuat mbrëmë ‘tigrin’ e Rilindjes”- Deputeti i opozitës reagon për deklaratat e Ahmetajt: Korrupsioni i qeverisë ka hyrë në çdo cep të Shqipërisë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga protesta poshtë banesës së ish-kryeministrit, Luan Baçi ka folur në lidhje me aksionin e opozitës, ku tha se nuk protestohet vetëm për Sali Berishën, por edhe për fermerët, studentët, profesionistët e lirë, pensionistët etj.

Baçi tha se duhet të protestojnë të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.

“E di që shumëkush prej jush më thotë këtu se, ne jemi në mbështetje të Berishës. Patjetër, ne jemi në mbështetje të tij, jemi këtu dhe do të vazhdojmë të protestojmë në të gjithë rrugët e Shqipërisë. Protestojmë jo vetëm për Berishës, por për fermerët që protestojnë për të drejtat e tyre. Jemi dhe do të vazhdojmë të protestojmë kundër vendimeve të marra ndaj Berishës, por edhe për studentët dhe jetën e tyre të vështirë. Studentët e Mjekësisë që mbushën rrugët e Tiranës dhe detyruan pezullimin e ligjit të padrejtë. U bëj thirrje studentëve të mjekësisë, heronj ishin se arritën diçka, e arritën dhe falë deputetëve të opozitës dhe Sali Berishës.

Jemi këtu për të protestuar dhe për profesionistët e lirë, ku qeveria ka future duart në xhepat e tyre. Protestojmë dhe për pensionistët që as ilaçet si blenë dot, jo më të ushqehen shëndetshëm.

Duhet të protestojmë të gjithë bashkë, jo veç e veç. Regjimi që kemi përballë është kundër të gjithëve, punon vetëm për oligarkët”, tha ai.

Baçi foli dhe për deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt në një intervistë një natë më parë, për të cilin tha se zbuloi se cilët janë përgjegjës për aferën e inceneratorit.

“E dëgjuat mbrëmë tigrin e Rilindjes, njeriun më të afërt të Ramës, tha se përgjegjësi kryesor i aferave korruptive është kryeministri dhe Erion Veliaj. Korrupsioni i tyre ka hyrë në çdo cep të Shqipërisë.

Në një frazë të tij tha se për Fierit nuk ka qenë në emergjencë mjedisor, jo Zoti Ahmetaj, ka qenë dhe u vendos të ndërtohej në një fshatë afër Fierit dhe e shporrën me protesta. Sot inceneratori i Fierit ka ngrënë 312 milionë euro, por nuk punon. Subashi mashtron kur thotë se do ta vërë në funksion. Mbetjet depozitohen, por nuk kalojnë për djegie, por i depozitojnë në gropa gjigante duke helmuar tokën dhe krijuar një erë të pakëndshme. Fajtori kryesor është Edi Rama dhe duhet ta luftojmë qeverinë e tij, ta rrëzojmë një orë e më parë”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad