E keni kaluar këtë infeksion në lëkurë? Ekspertët ngrenë alarmin pas gjetjeve në studimin e fundit, rrezikoni jetën për shkak të tij

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Herpes zoster apo zjarri i natës, siç njihet nga njerëzit, është një sëmundje infektive e shkaktuar nga i njëjti virus që shkakton edhe variçelën apo linë e dhenve.

Studiuesit tani kanë ngritur alarmin për njerëzit që e kanë kaluar një herë këtë infeksion, të jenë të kujdeshshëm nga çrregillimet kardiovaskulare.

Prekja nga ky infeksion në lëkurë, mund të rrisë mundësinë e një ataku në zemër, që çon në vdekje kanë zbuluar shkencëtarët.

The Sun shkruan se ekspertët në SHBA zbuluan se zhvillimi i herpesit i lë njerëzit me një rrezik të lartë për një atak në zemër deri në 12 ose më shumë vite pasi inflamacioni të shfaqet për herë të parë në lëkurë.

Studimi i mbi 200,000 njerëzve ka treguar se ata që preken nga Herpes zoster apo zjarri i natës kanë 30 për qind më shumë gjasa të kenë një atak në zemër sesa ata që nuk e kanë kaluar.

Ata që kishin vuajtur nga infeksioni viral kishin një shans më të madh për të pasur një atak në zemër deri në 16 vjet pas shfaqjes së skuqjes për herë të parë, krahasuar me ata që nuk kishin pasur virusin.

Herpes zoster gjithashtu rrit rrezikun e goditjes ose sëmundjes së arterieve koronare me një të tretën, zbuluan studiuesit.

Dr Sharon Curhan, një epidemiologe në Brigham and Women’s Hospital, SHBA, e cila udhëhoqi studimin, tha se kërkimet e mëtejshme janë jetike.

Dr Sharon dhe kolegët e saj, gjetjet i botuan në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës. Ata studiuan të dhënat shëndetësore të 205,030 burrave dhe grave.

Ata i ndoqën pacientët deri në 16 vjet, duke kontrolluar çdo dy vjet për të parë nëse ndonjë prej tyre ishte në një rrezik më të lartë për të pasur një goditje në tru ose për të zhvilluar sëmundje të zemrës pas një shpërthimi të herpesit.

Shenjat dhe simptomat e hershme të HZ

Shenjat e para të simptomave të zosterit janë djegia apo dhimbja bezdisëse dhe ndonjëherë mpirja e lëkurës apo nën të, në zonën e prekur. Pacienti mund të ketë ethe, dhimbje koke apo edhe të përziera. Dhimbja e HZ mund të jetë mesatare deri në intense, shpesh njerëzit e përshkruajnë si mjaft rebele. Pacientët me zoster të trungut mund ta ndjejnë në formë spazmash edhe në prekjen apo ngacmimin më të lehtë.

Shfaqja në lëkurë

Pas 48-72 orë nga këto shenja dhe simptoma, në lëkurë fillojnë e shfaqen disa fshika (vezikula) të vogla, të mbushura me likid, të ngjashme me linë, në zonën më të skuqur të lëkurës. Ato shfaqen me intervale, për një periudhë prej 3-5 ditësh. Vendi ku ato shfaqen (gjithmonë uni-laterale, në fytyrë, trung, zonën lumbare, në kofshë) na jep njëkohësisht të dhëna për lokalizimin e deritanishëm të virusit, që i korrespondon dermatomerit të inervuar nga një nerv specifik sensor që e merr zanafillën nga truri apo korda spinale. Pas daljes, vezikulave do t’u duhet një deri në dy javë për t’u krustëzuar. Krustat, nga ana e tyre, kërkojnë një periudhë tjetër dyjavore për t’u përtharë. Dhimbja ndërkohë vjen duke u pakësuar, por ajo shpesh vazhdon me muaj, deri edhe vite.

Zjarr Tv Ad