E përmendi për portin e Durrësit, Basha i përgjigjet Berishës: ‘Non grata’ hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve sa herë që…

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës sot i cili denoncoi se “pas aferës së Durrësit fshihet Rama dhe Lulzim Brava”.

Ne reagimin e tij, Basha thote se “sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë”.

Nderkohe qe me heret Berisha akuzoi se ne Portin e Durresit “60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre”.

“Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false.

60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha ne deklaraten per mediat te henen.

REAGIMI I LULZIM BASHA:

Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.

E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.

Zjarr Tv Ad