E quajtën pjesë e një grupi kriminal, Gjergj Luca: Gati të përballem në SPAK me gjobëvënësit mediatikë

0
332
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas lajmeve të një portali, ku është cilësuar si pjesëtar i një grupi kriminal, pastrues parash dhe një sërë akuzash të tjera.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Luca shprehet se do të përballet në SPAK me gjobëvënësit mediatikë.

Madje Luca thotë se ka pyetur ambasadorin anglez në Shqipëri, se përse i lejojnë që gjobvënsit mediatikë të kenë domein edhe në Angli, ndonëse thotë se nuk e ka marrë një përgjigje.

“Kam pas kuroajon që para gazetarëve që kanë qenë të ftuar në ‘Fish City’ t’i drejtohem ambasadori anglez dhe ti them shqip a është e turpshme që ju të mbani firma dhe t’iu regjistroni këtyre shpifëse domein në Angli, në atë vend aq demokratik.

Nuk kam marrë ndonjë përgjigje me gjithë miqësinë dhe dashamirësinë e tij. Unë sot po i drejtohem ambasadorit anglez nëpërmjet kësaj kamere.

Po i kërkoj, ju i keni kërkuar qeverisë shqiptarë të kthejë kriminelët nga Anglia. Zoti ambasador si është shpifja për njerëzit që punojnë dhe janë në punë të vet në Angli, a është krim”, tha Luca mes të tjerash në një video

“Për shpifësit dhe gjobëvënësit, për ata gazetarë që profesionin e nderuar e kanë kthyer në moçal dhe baltosje sistematike erdhi momemti tê ballafaqohemi aty ku takohen kurajozët. Në prokurorinë e Spak-ut takohemi ditën e hënë për t’ia thënë të vërtetat në sy njëri-tjetrit…’’, vijon ai.

Zjarr Tv Ad