Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qendrën rezidenciale të zhvillimit në Berat.
I riu me iniciale S. Ll., është gjetur nga personeli i qendrës rreth orës 12:00. I riu nga Kavaja raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas uniformave blu, ai është gjetur pa shenja dhune dhe ishte shtruar në qendër per trajtim në muajin qeshor 2023.
Ky vendim ishte marrë nga Komisioni Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se 18-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.