E rëndë ajo që ndodhi në Kuvend/ Deputeti socialist: U frikësova për deputetët dje mos pësonin ndonjë infarkt

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për televizionin A2, deputeti i PS, Ilir Metaj, midis të tjerash tha se kur u kthye në darkë në shtëpi i kishte ardhur turp kur e bija, që kishte ndjekur në TV çfarë ndodhi në seancë, e pyeti “ba, kështu bëni gjithmonë në Parlament?”.

Deputeti Metaj iu përgjigj pyetjeve të gazetares në lidhje me çfarë ndodhi dhe çfarë pritet të ndodhë, në një kohë kur, siç tha ai, “Sali Berisha mesa duket ka arritur t’i nënshtrojë fatin e opozitës, hallit të tij personal, por nuk ka asnjë shans t’a bëjë këtë me pozitën, parlamentin e aq më pak me shqiptarët.”

Më erdhi keq dje, tek shikoja kolegë opozitarë, me bulçitë që u shpërthenin, damarët e fryrë dhe djersa që u rridhte ballit nga sforcimi i pa rreshtur si bilbilfryrës.

Për një çast mendova që dikush prej tyre mund të rrezikonte jetën nga ndonjë arrest kardiak, po pastaj u kujtova që ambulanca ndodhej aty pranë dhe u qetësova disi”, tha ai me ironi.

Zjarr Tv Ad