Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Librazhdit. 19-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në banesë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se çifti kishte pesë ditë që ishin martuar, ndërsa dyshohet se janë vetëhelmuar.
Gazetari Fatmir Popja, tha se çifti i të rinjve janë identifikuar si Rezarta dhe Olsian Hajdari. Ata u gjetën në banesë nga nga nëna e 27 vjecarit.
Informacion paraprak:
Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.