E rëndë në Lushnje, 82-vjeçari plagosi të bijën e më pas vret veten me armë gjahu

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lushnjes.

Një 82-vjeçar ka plagosur me armë gjahu bijën e më pas ka vrarë veten.

Mësohet se 40 vjeçarja ishte divorcuar para 3 vitesh dhe është nënë e dy fëmijëve. Siç mësohet, ajo kishte shkuar te i ati për vizitë.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thotë Policia

Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar më tepër detaje nga ky krim në familje, teksa theksojnë se nuk u ka shfaqur asnjë shenjë për probleme.

“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.

Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thana fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja.

Siç duket divorci i 40 vjeçares ishte kthyer në një pikë të nxehtë debatesh të herëpashershme mes babë e bijë. Debate që çuan në ngjarjen e rëndë, ku Rudina Musaku është në spital në gjendje kritike, ndërsa i moshuari i ka dhënë fund jetës së tij. E pranishme gjatë sherrit mes tyre, kishte qenë dhe gruaja e 82 vjeçarit.

Zjarr Tv Ad