Nga Hysni Gurra
Vlora ka qenë një nga qytetet me potencialin më të madh për të qenë një nga qytetet turistike më të bukura të Mesdheut.
Natyrë e jashtëzakonshme, det, qytet port, me lagunë, rrallë qytete kanë komponentët që ka Vlorë.
Edi Rama ka vendosur ta shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme, ashtu siç di ai të rrënojë një potencial.
Në gjithë botën bëhet luftë e madhe për të ruajtur natyrën, për të mos prekur habitate natyrore të zogjve shtegtarë, për të mos prekur florën dhe faunën, në Vlorë kjo po bëhet në të kundërt.
Në Vlorë po ndërtohet aeroporti, i cili është kundravajtje me interesat mjedisore të qytetit dhe ndërtimi i të cilit do t’i largojë turistët nga qyteti.
Në Vlorë kanë ardhur anije TEC që po ashtu janë kundravajtje me interesin mjedisor e turistik.
Vija bregdetare është shëmtuar nga ndërtime e betoni.
Dhe sikur mos mjaftonin të gjitha këto,
Edi Rama ka vendosur ta përdorë Vlorën si hale ku shtetet tjera vijnë ndërtojnë centrale bërthamore, gjë e cila është e pamundur të bëhet në vendet e tyre sepse nuk i lejon populli, dhe kanë gjetur Vlorën.
Aty nuk bëzan kush sepse e ka testuar Rama ka dhjetë vjet, sa më shumë i rrënon, aq më shumë u merr vota.