E trishtë/ Rudina Dembacaj ndalon të bijën të takohet me babain? Ish-bashkëshorti nuk duron dot më dhe plas akuzat e forta: Kam 1 vit pa e parë

0
2182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas divorcit me babin e vajzës së saj, Rudina Dembacaj u komentua gjatë në media për marrëdhënien e mirë që kishte ruajtur me ish-bashkëshortin për hir të Viktorias. Por jo për gjatë. Marrëdhënia e mirë mes ish-çiftit nuk zgjati shumë dhe më pas doli “në skenë” partnerja e re e Aleksit, Marisa.

Sipas deklaratave të herë pas hershme të Marisës lë të kuptohet se aktorja ka krijuar një mure mes vajzës dhe babait të saj.

Këtë e ka konfirmuar edhe Aleksi në një postim së fundmi ka lënë të kuptojmë që Rudina nuk e lejon ta takojë Viktorian dhe se ka një vit pa e parë nga afër.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

Më herët në ditën e lindjes së Viktorias, edhe partnerja e re e Aleksandrit, Marisa bëri një urim për vogëlushen në rrjetet sociale, duke e forcuar idenë e mallit dhe duke shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria jonë. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marr malli të përqafoj. Të duam”.

Nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo. Pritet një sqarim edhe i aktores për ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë të dinë se ç’ka ndodhur mes të dyve. Sakaq Rudina Dembacaj është e martuar me Mark Frrokun.

Zjarr Tv Ad