Gazetarja Anila Hoxha ka treguar mes rreshtave jetën e vështirë që bënte 32-vjeçarja e cila u gjet e pajetë një ditë më parë, poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
E ndjera jetonte në një barakë dhe shpesh detyrohej të shiste trupin e saj për të siguruar mbijetesën. Hoxha thotë më tej se e reja u shfrytëzua nga të tërë, ndërsa shton se e vetmja pasuri që ajo kishte, ishte pikërisht trupi i saj.
Postimi i plotë i Anila Hoxhës:
Luljeta Preza !
32 vjece. Me nje jete te tmerrshme.
E vetmja pasuri e saj , trupi. Qe ja blinin poshte ures se Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge . Nje cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyreve qe muajt e fundit po e linin. Levizte kemba doras se fundmi, me shume zvarritej se sa ngulte kembet. Thoshte që e kishin përplasur me makine. Nuk shkoi kurre ne spital. Njehere vodhi portofolin e njerit prej klienteve, u be zhurme e madhe.
Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori ; nje maskara ne periferi që e rrihte duke kerkuar shume e me shume derisa i shoi cdo gjë njerezore. Nje tjeter e nje tjeter qe vetem ndryshonte emrin e fytyren nga ai maskarai
Atje tek Ura e Dajlanit , ajo nje grua e destinuar për të jetuar sa ne barake, e sa ne mes te kater rrugeve .
E destinuar per tu bere ose lypese, ose shitese trupi
Grate si ajo thuajse nuk egzistojne. Kur udheton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshem te shkaterruara, aq dukshem duke jetuar ne mes te nje asgjeje te madhe. Zero shanse per tu ringritur.
Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave , vrasja e tyre po nga nje dore e tille , eshte nje krim qe ka kohe qe ka ndodhur. Per grate si ajo te thonë me cudi “ po me pyet për jeten e një prostitute ????” .
E qelluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty ne balte vdekjes që mbase ajo e priste. Per ironi quhen Luljeta. Sa emer te bukur qe kishte !