Edhe Lefter Maliqi acarohet me Berishën: Boll vetëm me fjalë, zgjohuni dhe përballuni në fushë-betejë!

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Humbja e thellë në Himarë, ka futur edhe njëherë në stres total opozitën. Kjo, pasi tashmë të gjithë e kuptojnë që me Berishën e Metën nuk fitojnë dot kundër Edi Ramës.

Një prej të zhgënjyerve është edhe Lefter Maliqi, sipas të cilit, opozita nuk ekziston në bazë.

Ai thotë se opozitë duhet t’u japë fund fjalëve dhe duhet të veprojë.

“Zgjohuni! Zbrisni urgjent në bazë, përballuni në fushë-betejë. Boll vetëm me fjalë, koha është e veprave. Himara mësim, ose pësimi i radhës!

Thirrje PD-së dhe liderëve të opozitës:

Zbrisni në bazë, krijoni struktura paralele me Rilindjen, evidentoni banditët, patronazhistët, shtoni radhët, shumëfishoni shtabet elektorale në çdo Bashki, në çdo “KZAZ”, vini përballë kundërshtarit të njëjtën përballje, madje më të madhe.

Evidentoni dhe orientoni menjëherë mbështetësit për kartat e identitetit në gjithë vendin, që mos të ketë asnjë pa kartë identiteti të rregullt.

Detyra konkrete në çdo QV, evidentoni komisionerë, vëzhgues dhe përgatitini në mënyrë të detajuar, struktura mbrojtëse, lëvizëse në çdo QV, në çdo KZAZ, ndiqni kundërshtarët hap pas hapi, tre ditët e fundit patrullime natën dhe ditën e votimit në çdo QV të jenë mbi 6-7 veta para QV, plus kontrolleve, të cilët në fund të shoqërojnë nga pas kutitë e votimit në KZAZ, jashtë KZAZ mbështetësit tuaj të jenë më të shumtë se patronazhistët, të jeni vigjilent gjatë numërimit të votave për çdo fletë votimi. Duhet përballje e fortë, ose ndryshe pranoni diktaturën”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad