Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për përçarjen brenda Partisë Demokratike.
Deputetët e PD-së, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi kanë ndërhyrë në emisionin përmes SMS-ve, por kjo nuk u prit mirë nga Bejko, i cili kërkoi të mos i prishej emisioni me ‘palaçollëqe’.
Pjesë nga debati:
Bejko: Kryesia nuk ka marrë vendim për kthimin e Bashës. Dash Sula kur ka marrë fjalën ka thënë ti lëmë këto nga poshtë lartë, që po diskutohej në mbledhjen e parë, por hajt të gjejmë modalitete për të penguar rikthimin e Bashës në krye të PD. Kryesia e partisë nuk nxjerrë vendime për të penguar garën e kandidatit. Parashikohet të garojnë non-gratat dhe personat me procedim penal. Kush humbet zgjedhjet të mos kandidojë më, është një propozim që mund të bëhet. Në këto kushte Bashën nuk e pengon dot. Edhe unë nuk jam dakord që nga një anë të jetë Basha dhe Berisha, pasi dua që të zgjidhet kriza.
Bruko (lexon SMS nga Saimir Korreshi): Korreshi, nga një SMS shkruan se ‘ju po gënjeni’.
Bejko: Korreshi dhe ata që përmenda, të lexojë statutin e partisë dhe në atë moment nuk duhet një jetë më anëtar partie e jo më të jenë në kryesinë e PD-së.
Bruko: Korreshi më konfirmon çfarë thatë. Ta fusim në lidhje LIVE?
Bejko: Jo tani, merreni në një moment tjetër. I kam thënë Bardhit dhe Alibeajt ta bëjnë partinë funksionale dhe të shohin mundësinë për të kandiduar vetë. Ishte rasti më i mirë, por nuk na doli dikush më i mirë se Basha që unë ta votoj.
Bruko (lexon SMS nga Dashnor Sula): Më lejoni të lexoj mesazhin nga Dashnor Sula, i cili thotë “Meqë Bejko nuk pranoi Korreshin të debatojë LIVE, i them se unë që nga viti 2005 kam dhënë prova për çdo votë. Edhe pse kishte logon e PD-së nga mbrapa e katandisi më të vogël se Arlind Qori”.
Bejko: Mua mos mi fusni në emision. Unë jam në emision dhe mos ma prishini me palaçollëqet. Nuk më intereson interesi i Like-ve juaj. Me zotërinë që thotë kështu dhe më tregon mua të katërtin, unë u futa në garë dhe ia arrita qëllimit. Kam mbajtur mbi shpinë sulmet e këtyre. Ç’punë kishte ky që sulmonte ky kandidatin e Tiranës?