‘Edi Rama dhe PS janë vite drite larg mirënjohjes ndaj Fatos Nanos’

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Edi Rama dhe Partia Socialiste janë vite drite larg mirënjohjes ndaj Fatos Nanos.

Fatos Nano është i vetmi që krijoi një hapësirë debati dhe demokracie në parti dhe me gjerë në politikë. E pra, arsye për t’u hakmarrë pas burgosjes politike që iu bë, ai kishte me pashë. Por nuk zgjodhi hakmarrjen, përkundrazi i dha Partisë Socialiste demokracinë. I dha atë demokraci nga ku penetroi edhe harrakati Edi Rama në të.

Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk denjuan asnjëherë të vendosin Fatos Nanon në krye të shtetit shqiptar. Nuk kanë lënë njeri pa katapultuar në atë detyrë, vetëm Fatos Nano nuk “e meritoi” atë detyrë. Turp e faqja e zezë u qoftë!

Kjo sjellje është turpi i Partisë Socialiste, se Ed Rama nuk e njeh turpin.

Tani këto medaljet e hipokrizisë dhe, lutjet sa për sy e faqe, nuk pinë më ujë!

Fatos Nano meriton më shumë sesa medalje hipokrizie.

Por nëse Fatosi meriton e të gjitha medaljet e nderit, Partia Socialiste e Edi Ramës meriton të gjitha njollat e turpit që burojnë nga mosmirënjohja.

Zjarr Tv Ad