Edi Rama vdes dhe shkon në ferr.

0
986
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meqë mjedisi ishte i errët dhe i trishtuar, i kthehet i qeshur Luciferit dhe i thotë: “Shiko, a nuk mund të vendosim ca drita të vogla dhe të vëmë ca ngjyra e të sjellim pak gëzim këtu?”.
“Po mirë! Me që ju jeni Edi Rama, dhe meqe keni hyrë në histori si ai që bëri pallatin me shigjeta merruni ju me këtë punë.”
Atëherë Edi Rama vë atje-këtu ca drita me ngjyra, thërret edhe Bregoviçin me orkestrën e tij dhe i vë të këndojnë këngë të gëzuara.
Djalli lumturohet dhe për ta vlerësuar e dërgon atë në purgator.
Edi Rama takohet aty me Judën:
– ” Përshëndetje Juda. Si i lodhur më duket ky ambjenti këtu, do të duheshin nja dy ndriçues të vegjël dhe disa muzikantë, nuk do i bënin keq atmosferës. Si thua?”.
Juda pasi e njeh se kush është – i thotë – “Atëherë pse nuk mendon vetë? Ti bëre edhe hyrjen e kryeministrisë me drita që të prisje Merkelin? Por po të paralajmëroj – po e bëre Purgatorin si Komunën e Parisit do të të çoj përsëri në ferr”!
Dakort thotë Edi Rama dhe kështu që i futet punës, mbjell ca palma anës rrugës, thërret Arben Ndokën që ti sjellë ca femra, bjen Tërmet Peçin që të kultivojë ca hashash dhe ta kthehen purgatorin në një vend të hareshëm. Dhe Juda i bërë dru me nja dy viza për ta vlerësuar e dërgon atë në Parajsë.
Këtu Edi Rama takon Shën Pjetrin:
– “Degjo Shen Pietër, unë dua të flas me Zotin.”
– “Me Perëndinë? Kush jeni ju? … Aahhh jeni Edi Rama … dakort, shko … ”
Edi Rama hyn në studion e Perëndisë dhe qëndron atje për më shumë se një orë.
Shën Pietri i shqetësuar afrohet tek vrima e çelësit dhe prej atje sheh drita që shkëlqejnë, femra që kërcejnë, heronj të bërë llullë, njerëz duke bërë plazh nudo dhe në një qoshe sheh Perëndinë me krahun e tij rreth supeve të Edi Ramës duke i thënë
– “Më thuaj Edo … a je i sigurt se unë mund ta bëj kryetarin e opozitës…?”

Zjarr Tv Ad