Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i ‘Rithemelimit’ Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në Kuvend preku dhe shpërndarjen e fondeve për partitë politike.
Ai u shpreh se kishte dëgjuar që deputetët socialistë do të kërkojnë që të mos u rritet rroga, kërkesë e cila sipas Spahos është e turpshme.
“Vendimi për paratë duhet të ridiskutohet. Kodi thotë që lekët duhet t’i marrin partitë që angazhohen në fushatë elektorale ndërkohë që ju ia jepni atyre që nuk ekzistojnë.
Ndërkohë kam dëgjuar që deputetët e mazhorancës do të ndërmarrin një nismë që nuk do të pranojnë rritjen e rrogave. Kjo është e turpshme. Duan ta barazojnë deputetin me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.