“Eh mor Lul Basha, sa i dhunshëm paske qenë!”/ Ironizon Artan Hoxha dhe ‘shpërthen’ ndaj Sali Berishës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita e bashkuar ka mbajtur këtë të shtunë një protestë përpara Kryeministrisë, e pasur nga një marshim më vonë në disa prej institucioneve kyçe të vendit, si Parlamenti apo Ministria e Brendshme.

Kryedemokrati Sali Berisha shpërndau protestuesit dhe i ftoi që të hënën, më 13 shkurt, të mblidhen para Parlamentit sepse aty do të ndodhë revolucioni. Mënyra sesi shkoi protesta dhe këto deklarata për revolucion të Sali Berishës, i ka ironizuar gazetari Artan Hoxha.

“Eh mor Lul Basha, sa i dhunshem paske qene???!!! Shpejt po na merr malli edhe per protestat e tua me kokteil Molotov”, shkruan Hoxha dhe publikon një foto të kohës kur Lulzim Basha ishte kryetar i PD dhe drejtonte protestat para Kryeministrisë.

“Revolucioni marshon…. Populli opozitar, priste sot, qe revolucioni te pushtonte godinen e kryeministrise se Edi Rames, Berisha shkon e pushton bunkerin e Karlos. Ububuja…. Po mos premtoni qe do beni revolucion, thoni te pakten qe do beni instalacion”, ironizon Artan Hoxha.

Zjarr Tv Ad