Raportimet për ngordhjen e mbi 200 mijë pulave
Nisur nga situata e krijuar në vend, lidhur me girpin e shpendëve dhe panikun që ka kapur qytetarët nga frika se mos gripi i shpendëve transmetohet tek njerëzit nëpërmjet konsumimit të mishit të pulës apo dhe të nënprodukteve të saj, ka ardhur reagimi nga eksperti i fushës konkretisht Dritan Laçi pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe profesor i Mjekësisë Veterinare.
Në një intervistë për Zjarr Televizion profesori Laçi u shpreh se ai vetë personalisht dhe familja e tij nuk e kanë ndërprerë në asnjë moment konsumimin e mishit të pulës. ”Për aq kohë sa nuk prekemi nga sëmundjet e shpendëve ne nuk kemi pse të ndërpresim konsumin përkundrazi ne duhet të vazhdojmë të konsumojmë pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me një shije të caktuar por kemi të bëjmë dhe me vlera ushqimore me një proteinë që është e domosdoshme për jetën tonë, për aktivitetin tonë ndaj ne nuk duhet që ta cënojmë pikërisht ktë aspekt të ushqyerit.” – tha Dritan Laçi.
”Unë deri më sot dhe besoj dhe në të ardhmen do vazhdoj të ha siç kam ngrënë më parëmish pule, vezë dhe gjithçka që ka të bëj me shpendarinë pasi deri më sot asgjë nuk është vërtetuar që krijon problem për shëndetin e njerëzve. Për aq kohë që ky është një problem që ngelet vetëm në shëndetin e shpendëve dhe nuk kalon në shëndetin e njerëzve, kjo nuk përbën asnjë lloj problem për ne. Për aq kohë sa dhe unë vetë në familjen time konsumoj mish pule por dhe vezë, besoj se kjo është arsyeja më e forte, arsyeja më bindëse për të kuptuar gjithkush që kjo nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Kur themi që kjo shkencërisht është vërtetuar që nuk përbën rrezik për shëndetin publik dhe kur ne vet ekspertët e fushës e konsumojmë në familjet tona çfarë kërkojnë më tepër. ” – u shpreh ndër të tjera profesor Laçi.