I ftuar në studion e Zjarr Televizion në emisionin ‘Shkruaje në akull’ nga Ismet Drishti, mbrëmjen e djeshme ishte Kujtim Gjuzi.
Kryetari i Partisë Konservatore dhe ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi deklaroi se do të bëhet drejtor i një televizioni Kombëtar. Ai u shpreh ndër të tjera se një nga tre televizione kombëtare i ka kërkuar Gjuzit një platformë programore.
Pjesë nga intervista:
Gjuzi: Ai quhet televizion publik më tepër, televizioni kombëtar është tjetër gjë, televizioni kombëtar është që rref edhe në Kosovë rref edhe në studiot e veta edhe në Mal të Zi, televizion shtetëror
Drishti (ndërhyn): Një nga kto tre kombëtarët t’ka kërkuar platformë
Gjuzi: Po, ka kërku platformë
Drishti: Drejtim i cfarë platforme ?
Gjuzi: Platformë programore se si mundet të rikthejmë në një farë mënyre televizionin që … të mos mbyll ekranin me pult Kujtim Gjuzi përballë fëmijëve në mënyrë emergjente
Drishti: Bukur.. Ti si profesion je regjisor
Gjuzi: Unë jam ekonomist si profesion
Drishti: Ekonomist.. po
Gjuzi: Ekonomist pra,
Drishti: Po c’punë me ta kërku ty ktë punë se ti je ekonomist, nuk je artist, regjisor
Gjuzi: Po ti se ke pa që kopjonë dynaja përshembull
Drishti: Hë..
Gjuzi: Ka qenë drejtori i …
Drishti: Kopjove dhe ti platformën?
Gjuzi: Jo, jo , jo
Drishti: Ahaa..
Gjuzi: Unë s’dallohem për kopje po, nqs do themi kështu psh një televizion kombëtar tjetër ka pas një drejtor që ka qenë ish-parlamentar… ndoshta duan të ndjekin ktë rrugë
Drishti: Për te ky televizion flitet?
Gjuzi: Nuk e dimë akoma, të shohim
Drishti: Dmth ta bëjmë lajm që së shpejti Kujtim Gjuzi mund të jetë drejtor i një televizioni kombëtar?
Gjuzi: Mund ta bësh..
Për më tepër ndiqni linkun e mëposhtëm: