Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një gripi agresiv gjatë dimrit! Silva Bino: Popullata ka ulur imunitetin në dy vitet e fundit! Ja rekomandimi i ISHP

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertët shëndetësorë parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve me grip përgjatë muajve të dimrit në vendin tonë.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u shpreh se mungesa e qarkullimit të gripit në dy vitet e fundit kur ka dominuar COVID, mund të sjellë një ulje të imunitetit të popullatës.

“Pritet që të kemi një sezon gripi. Asnjëherë nuk mund të parashikohet, është sëmundja më e paparashikueshme.

Megjithatë mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit sjell një ulje të imunitetit të popullatës dhe mund të sjellë me hapjen e shoqërisë dhe me hapjen e të gjithë botës, mund të sjellë rritje të nivelit të gripit si ka ndodhur në hemisferën jugore apo të dhëna që vijnë nga vende si Australia apo Afrika e Jugut”, shprehet ajo për Top Channel.

Ajo thotë se rekomandimi i autoriteteve shëndetësore prë të përballuar këtë situatë është vaksinimi. “Rekomandimi i ISHP është që të dyja vaksinat të bëhen njëhkohësisht. Të vaksinohen edhe me vaksinën e gripit. Mund të vaksinohen në të njëjtën ditë dhe në në krah të ndryshëm”, thotë Bino

Deri më tani është thënë se në vendin tonë qarkullon virusi i tipit A , por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij.

Zjarr Tv Ad