Eksperti i kriminalistikës për sulmin kibernetik: Shkresa zyrtare dhe e-maile institucionesh po publikohen…

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare, çfarë bëri që ato edhe të bllokoheshin për një javë.

Karamuço me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sulmi kibernetik ishte një akt i mirëfilltë terrorist.

Me anë të një postimi në Facebook, Karamuço shkruan se qindra e-maile institucionesh shqiptare po bëhen publike nga faqe anonime, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

“Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad