Eksperti i sigurisë paralajmëron një zinxhir vrasjesh: Është e rëndë t’i vrasësh babait djalin në sy

0
502
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, analizoi në studion e Euronews Albania vrasjen e Arjan Gosës, në ambientet e një lokali në Kavajë, teksa po konsumonte kafe me babain.

Softa theksoi se vrasja ishte e planifikuar për hakmarrje nga autori Habib Rexha, ku objektivi i vetëm ishte Arjan Gosa.

Eksperti theksoi se Rexha mund të kishe vrarë lehtësisht dhe babanë e viktimës, por fokusi i tij ishte vëllai i Edmond Gosës, personit që dy muaj më parë i vrau të vëllanë.

Softa nënvizoi se shteti duhet të marrë masa pasi kjo ngjarje mund të çojë në një zinxhir vrasjesh të tjera.

“Ka qenë i parapërgatitur dhe i qartë për veprimet që ka pasur. Pra nëse do të ishte me babain apo pa babain objektivi do ishte të vriste të vëllanë. Kjo është shumë e qartë për sa kohë që një njeriu që realizon një krim nuk i kushtonte gjë të vriste dhe personin tjetër duke lënë një dëshmitarë mangut. Ka qenë shumë e qartë që ka dashur të merrte hak te i vëllai.

Mund ta vriste babain qoftë për hakmarrje, qoftë për të mos lënë një dëshmitar, pasi babai ndodhej nga pak centimetre larg, dhe ndoshta e ka identifikuar.

Ky është një zinxhir vrasjesh që do të prodhojë vrasje. Do sjellë hakmarrje pasi nuk ka gjë më të rëndë se t’i vrasësh babait djalin në sytë e tij. Kjo duhet të ishte ndaluar që nga vrasja e parë, jo thjesht për të zbutur gjakrat, por që familjarët të merreshin nën siguri nga Policia e Shtetit”, tha Softa.

Zjarr Tv Ad