Ekzekutoi të atin, 19-vjeçarja: Jam e lumtur që e vrava!

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

19-vjeçarja, Hygerta Meta, që vrau babanë e saj në Shënvlash të Durrësit, nuk ka shprehur pendesë për krimin.

Në dëshminë e saj para hetuesve ajo ka deklaruar se i ndjeri i torturonte atë dhe nënën, vendoste ai për jetën e tyre, ndaj dhe e reja ka marrë aktin ekstrem.

Ajo tregon se babanë e ka vrarë me armën e tij të shërbimit, dhe më pas këtë të fundit e ka hedhur buzë detit.

Hygerta Meta: “Jam e lumtur qe e kreva unë kete pune dhe nuk pendohem qe kam vrare tim ate. Ai na ka torturuar dhe i ka nxire jeten nenes time. Une jam femija i vogel i familjes. Motra eshte me e madhja eshte e martuar jane 2 vellezerit dhe pastaj une. Mami dhe ne nuk kemi folur kurre ne familje. Per gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurre çfare deshironim. Kur mori vendimin per martesen time aty erdhi fundi. Nuk degjoi çfare une doja. Mu mblodh nje urrejtje per nje kohe te gjate. Diten e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armen qe babi perdorte kur shkonte ne pune si roje dhe e qellova brenda kasolles se bagetive. Pas krimit e kam mbeshtjelle me nje çarçaf pastaj me fasho e ne fund me qese. Armen e hodha buze detit”.

Zjarr Tv Ad