Ekzekutori ishte djali! Policia e Durrësit zbardh vrasjen e 50-vjeçarit: E gjithë familja e përfshirë në krim

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit zbardh vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta.

Duket se ekzekutori i babait nuk ka qenë vajza, por djali i tij. Deri më tani, vrasjen e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, por policia ka zbuluar se qitësi nuk është ajo dhe se Hysen Meta ka pranuar ekzekutimin e babait.

“Me marrjen e kallëzimit nisën kërkimet për gjetjen e personit. Më 17 shkurt është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Sektor Rinia. Është ngritur grupi posaçëm hetimor ku vijuan hetimet dhe kërkimet, u hodhën pistat e hetimet pse ishte zhdukur 50-vjeçar. Më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukje, por vrasje në familje. Nga tërësia e veprimeve u gjet edhe trupi i cili ishte varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës u konkludua se është vrarë me armë zjarri. Veprimet vijuan me intensitet të lartë dhe nga të gjithë provat e siguruara, u gjetën provat dhe të arrestojmë anëtarët, Hysen Metajn, dhe H.M, të cilët janë bashkëpunëtorë. Është arrestuar edhe Amarildo që ka ndihmuar vëllain dhe motrën. Hetohet në gjendje të lirë Blerina Meta. Policia ka qenë e fokusuar te vendi i ngjarjes. Është gjetur edhe arma e zjarrit, është sekuestruar monicion luftarak, veshje që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi”, tha policia.

Zjarr Tv Ad