Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi e zuri dheu.
35-vjeçari Silurjan Begaj po punonte për hapjen e themeleve të banesave, teksa dheu e zuri duke i marrë jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” të qyteti të Elbasanit.
Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.