Pano Soko nga Nisma Thurje e ka konsideruar Sali Berishën dhe Ilir Metën si e keqja e opozitës dhe shkaktarët kryesor të rezultatit të ulët që morën në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Nga studio e Quo Vadis, Soko tha se opozita në vend, nuk do të ngrejë asnjëherë kokën, nëse në krye të saj do jenë Meta dhe Berisha, që sipas tij janë ofera më e gabuar në vitin 2023.
“Elefanti e ka emrin Sali Berisha. Ky ishte një refuzim total ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të japësh Sali Berishën si ofertë politike në 2023, do të marrësh vetëm dhe vetëm këtë rezultat. Nuk ka asnjë shans tjetër që opozita shqiptare, nëse mbetet në dorën e Sali Berishës dhe Ilir Metës të çojë kokën më lartë se ky rezultat. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në minimumet e tyre politike. E morën partinë nga ai Lul Basha i keqi me 730 mijë vota dhe e çuan në 500 mijë vota sepse ky është minimumi. Nuk mund të ofrohet Sali Berisha si ofertë politike në vitin 2023. Sali Berisha është e vjetër, e keqe, duhet të ikë“, tha Soko.