Elvis Pupa i bën kërkesën e papritur qeverisë: A keni ndërmend të investoni, apo do bëni rrugë si nga Taxhikistani?

0
384
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori tepër i dashur për publikun, Elvis Pupa ka kritikuar hapur qeverinë dhe ministrinë e Turizmit.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, aktori tha se është i gatshëm ti përgjigjet kërkesës së qeverisë për të promovuar turizmin shqiptar në rrjetet sociale dhe ka ftuar edhe personazhe të tjerë publikë të bëjnë të njëtën gjë. Por sipas tij duhet të nxiten më shumë investimet në turizëm, pasi vetëm kështu mund të zhvillohet vendi.

Pupa e ka krahasuar Shqipërinë me vendet si Kroacia apo Greqia, të cilat i etiketon si lidere në botën e turizmit dhe shpreh keqardhje që ne nuk i konkurrojmë dot.

Në fund të videos aktori i bën thirrje qeverisë që të marrë në dorë situatën dhe të mos rrinë duke ndërtuar nga 2-3 kilometra rrugë në vit me standarde si nga Taxhikistani.

“Ju si qeveri keni ndonjë mendje të investoni në këtë drejtim apo…do vazhdoni të bëni një herë në vit nga 2-3 kilomentra rrugë me standarde sigurie si nga Taxhikistani edhe me asfalt që shkepet pas 6 muajsh”, thotë aktori në video.

Linku i videos:

https://www.instagram.com/reel/CvsQ2naKL3V/?utm_source=ig_embed&ig_rid=34e63744-4d54-4455-8678-2e7791c824fb

Zjarr Tv Ad