Ende asnjë gjurmë nga recepsionisti në Dhërmi/ U mor peng dhe u vra nga pronari i hotelit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku një 43-vjeçar ka vrarë recepsionistin që kishte punësuar tek hoteli, ku ishte bashkëpronar me të vjehrrën dhe më pas i zhduku trupin.

Autori Gerald Shehu aludohet se rreth orës 00:30 të së enjtes mori peng dhe më pas qëlloi me armë zjarri në drejtim të Eraldo Nevruzit, trupi I të cilit ende nuk është gjetur nga ana e uniformave blu.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna ndërsa nga kontrollet e kryera në hotel u konstatuan njolla gjaku por jo trupi I 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit nuk kanë mundur dot të shohin ngjarjen pasi vendi ku ndodhi konflikti nuk kishte pamje. Autori I cili banonte në Angli, sipas uniformave blu, zhvendosi trupin duke e fshehur dhe më pas u largua drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë Botës.

Ai u prangos më pas në një prej aeroporteve greke teksa pritej të nisej me avion drejt Anglisë. Ndërkohë policia po bashkëpunon me autoritetet greke për ekstradimin e tij si dhe po kryen kontrolle për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit. Ende nuk dihet shkaku por hetimet e deritanishme janë fokusuar tek lidhjet Gerald Shehut dhe Eraldo Nevruzit, të cilët krahas faktit që ishin shok mes tyre kishin jetuar dhe në Angli. Kjo gjë ka bërë që hetuesit të ngrenë dyshime se ata mund të kenë qenë të përfshirë në trafikun e drogës ç’ka ka sjellë më pas dhe konfliktin mes tyre. Por nuk përjashtohet as mundësia që një arsye tjetër të jetë bërë biznesi që ata do të hapnin po në Dhërmi. Deri më tani janë shoqëruar 29 persona të cilët pasi dhanë dëshmitë e tyre u lanë të lirë.

Zjarr Tv Ad