Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti njihen për natyrën dhe karakterin e drejtëprdrejtë.
Këngëtarët janë pytetur së fundmi me garën në festivale dhe dhënien e çmimeve.
Stefi ka thënë në një intervistë në “ABC News” se vendin e parë e vendosin gjithmonë pronarët dhe jo juria.
“Kur vjen puna për çmimin e parë, të gjithë e duan dhe e kërkojnë. Ne kemi pasur dy raste që ishim me të mirët për të fituar çmimin e parë, një me këngën “Ti se meriton” dhe këngën e Endrit e cila u zgjodh si balada më e mirë. Juria për këngën “Ti se meriton” ishte për çmim të parë, por festivali ka një pronar dhe ai thotë çmimin e parë do e ndajë unë, ndërsa për të tjerat i keni ju në dorë. Këto gjëra artistët nuk i thonë se ne jetojmë një botë të vogël dhe nesër pasnesër do t’i trokasin prap në derë”, u shpreh Stefi.
Ndërsa Endri u shpreh se tek Festivali i RTSH-së e vendosin një vit para se kë do çojnë në Eurovizion, duke akuzuar kështu për fitues të paracaktuar.
“Ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis as me kolegët dhe as me jurinë. Nuk themi asnjëherë na vendos pike. Mblidhet byroja te RTSH dhe vendosin që tani kë do dërgojmë vitin tjetër në Eurovizion, gjejnë një emër dhe e çojnë”, tha Endri Prifti.




