Erion Veliaj futet në librat shkollorë, foto e kryebashkiakut të Tiranës te “Qytetaria”

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panorama e arsimit që po serviret përgjatë viteve të fundit në Shqipëri është e trishtë. Raporti i PISA-s renditi vendin tonë të fundit në rajon, ndërkohë gjatë viteve të fundit janë mbyllur rreth 295 shkolla 9-vjeçare dhe numri i nxënësve në zonat rurale ka rënë me 40%.

Përpos këtij realiteti të trishtë, një tjetër skandal ka prekur së fundmi arsimin në vendin tonë. Konkretisht në tekstet shkollore, pasi në to janë futur fotot e një politikani, pikërisht të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Ky skandal është denoncuar ditën e sotme nga kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferi, i cili ka postuar një video ku tregon se në tekstin shkollor të “Qytetarisë 3”, është futur foto e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, për shkak të komplekseve që ka, ku siç duket në video në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kompetencat e të cilit i mori për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve”, shkruan Xhaferi ndër të tjera.

Xhaferi shkruan se Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë, për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve.

“Të fundit në çdo raport të PISA-s, por MAS kujdeset të fusë fotot e Erion Veliaj në tekstet shkollore të fëmijëve tanë!

Në raportin e PISA-s për aftësitë krijuese i përpiluar në 2022 dhe i publikuar në 2024 nxënësit shqiptar u renditën të fundit në botë, teksa mungesa e vizionit, korrupsioni dhe nepotizmi kanë asgjësuar totalisht arsimin publik, ku sipas vetë shifrave të kësaj qeverie në një dekadë janë mbyllur 295 shkolla 9-vjeçare dhe numri i nxënësve në zonat rurale ka rënë me 40%

Pavarësisht kësaj panorame të trishtë me arsimin që sot po nxjerr në masë analfabetë funksional, Kreu i Bandës 5D Erion Veliaj, i cili shpërdoroi me sektin e tij 55 milionë euro të taksës së arsimit dhe që ka lënë lagje të tëra të Tiranës pa çerdhe dhe shkolla publike, kujdeset që të fusë fotot e tij në librat shkollor, siç veprohej para viteve 1990.

Ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, për shkak të komplekseve që ka, ku siç duket në video në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kompetencat e të cilit i mori për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve.

Ky është i njëjti zyrtar që tentoi të impononte Prindin 1 dhe Prindin 2 në çerdhe e kopshte dhe i njëjti që dërgon letra të personalizuara në shkollat publike, ku mësojnë fëmijët, që ky me bandën e tij po u vjedhin të ardhmen me korrupsionin galopant.

Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve”, shkruan Xhaferi.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/share/r/f98UMuCfgmYVKs1h/

Zjarr Tv Ad