Erion Veliaj i kthen përgjigje Kryemadhit dhe deklaron nisjen e ndërtimit të Teatrit Kombëtar

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu përgjigj akuzave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për aferën e inceneratorëve, e cila prej dy ditësh ka nxjerrë fakte të reja, që sipas saj, dëshmojnë vjedhjen në buxhetin e shtetit. Ai u shpreh:

“Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Janë muhabete të brenda familjes së tyre, se i kanë ndërtuar me burrin e vet. Për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj për News 24.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi në ekranin e News24 se do të nisë ndërtimi për teatrin e ri këtë vjeshtë. Veliaj u shpreh se këtë verë do të hapet gara dhe pasi të mbyllen procedurat, për 60 ditë, në vjeshtë nis ndërtimi, që sipas tij, do të zgjasë dy vjet.

” Do të hapim një garë që zgjat 60 ditë, gjatë verës, dhe besoj se në vjeshtë do të fillojmë ndërtimin, që do të zgjasë dy vjet.”

Kujtojm se Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit, të datës 17 maj 2020.

Zjarr Tv Ad