Erion Veliaj i “trembet” SPAK-ut dhe ndryshon 12 drejtorë?! “Furtunë” në Bashkinë e Tiranës

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të ndryshojë disa drejtorë të disa Institucioneve të rëndësishme në Bashkinë e kryeqytetit.

Burime për media bëjnë me dije se Veliaj ka ndryshuar 12 drejtorë, konkretisht: drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, drejtorin e Policisë Bashkiake, atë të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Nuk dihet nëse këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimit të Bashkisë së Tiranës apo nëse SPAK po përgatit ndonjë “goditje” në Bashkinë e Tiranës.

Disa nga drejtorët, duke përmendur Erion Kacidhjën,Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka shkuar në SPAK, ku është marrë në pyetje për tre orë. Ai u mor në pyetje rreth një seri komunikimesh konsultative për tenderat e ujësjellësit.

Po ashtu një tjetër drejtor i Bashkisë së Tiranës që ka “vizituar” SPAK-un është Erinda Fino, Drejtoresha e Përgjithshme e institucionit “Tirana Parking”. Kësaj të fundit pak javë më parë i është sekuestruar edhe telefoni.

Zjarr Tv Ad