Ervin Bushati sfidon publikisht Berishën: Pse ambasadori i Kosovës nuk të takon?

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati thotë se njerëzit refuzuan të votojnë Berishën në 14 maj, pasi atij i është vënë bllokadë nga gjithë bota.

Bushati sfidoi Berishën teksa u shpreh se jo vetëm asnjë zyrtar i huaj nuk e takon por as ambasadori i Kosovës.

“Nëse një kandidat të ardhshëm për kryeministër si Berisha i tretë, sot nuk e takon as ambasadori i Kosovës. Sfidë, as atë s’e takon dot. Jo që nuk takon dot të Amerikës e të Anglisë, por as ambasadori i Kosovës nuk e pretë.

I kanë bërë bllokadë të gjithë, ky popull çfarë do mendojë për një njeri të tillë? Nëse njerëzit se mendojnë se do fitojë në 2025 thonë hajde se po i japim një shanse, por që shanset që ai të vijë në pushtet janë zero”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad