Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është mes personave për të cilët SPAK lëshoi masën e siguriës “detyrim paraqitje” për koncensionin e sterilizimit.
Rektori në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 mbante detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.
Në dëshminë e tij për SPAK, të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, Arben Gjata, sa i takon kësaj çështje ka deklaruar: “Nga ajo çfarë kemi diskutuar në komision ka rezultuar se edhe nga ana ekonomike kjo ishte procedura më e favorshme”.
Ai shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor.
Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë.
“Nga eksperienca që kam në këtë fushë mënyra e procedimit me prokurim të zakonshëm mund të çonte në dështim. Do duhej që të gjitha shërbimet e parashikuara të prokuroheshin me procedura të veçanta.
Përsa i përket prokurimit të instrumentarit, mesa jam në dijeni, procedura e fundit e prokurimit të tyre është bërë në vitin 2004. Kompanitë seriozë që ofrojnë cilësinë më të lartë nuk janë të interesuara për tregun shqiptar. Ndërsa koncesioni në fjalë tërhoqi një kompani serioze, siç ishte ajo që fitoi procedurën”, ka deklaruar Arben Gjata.