Nga Çim Peka
Dje u bashkuan në një sallë të gjithë ata që duan ti bëjnë opozitë Edi Ramës, kush mungoi është fasada e tij.
Prandaj nuk ka çfarë të diskutohet këtu më për bashkim ose jo. Ky proces politik ka marrë rrugë në momentin që të pranishmit në sallë kanë prioritet betejën kundër regjimit.
Ajo që kërkon më shumë kohë dhe në të vërtetë është ajo për të cilën do të kërkojë pak më shumë kohë është procesi njerëzor.
Në atë sallë kishte personazhe që kanë akuzuar njëri – tjetrin për qasje të gabuara politike, me raste kanë kaluar edhe në akuza personale siç ndodh në çdo vend të botës. Por në atë sallë nuk kishte njerëz që kanë nxjerrë fakte kundër njëri – tjetrit përveç retorikës politike.
Prandaj tashmë është vetëm një proces njerëzor që të kapërcejë tejkalimet e retorikës përderisa qëllimin e kanë të njëjtë. Rikthimin e opozitës shqiptare.
Shikoni mediet e Ramës dje dhe e kuptoni sa i duhur ishte ai takim. Në fund të fundit qëllimi është një, rikthimi opozitës. Së fundmi, disa anëtarë të foltores duhet ta kuptojnë se nuk e mbajnë dot të mbyllur rrethin që të jenë vetëm ata dhe as deputetët që mendojnë ndryshe nga ish-foltorja nuk mund të kërkojnë që Rama të ik me votë dhe liderët e opozitës të emërohen.
Në demokraci vendos vota.
Ata kanë të drejtën e zotit të kundërshtojnë me qëndrime dhe votë çdo individ dhe në fund të respektojnë verdiktin e votës.
Ps: Besoj se këtë e kanë kuptuar të dy palët, qëllimi i përbashkët është largimi i Ramës dhe rikthimi i opozitës, mjeti është vota.