Me Playoffs ka nisur në Tring Sport një sezon spektakolar, i cili këtë vit vjen krejtësisht ndryshe, me një format dhe koncept të rinovuar, që do ta bëjë edhe më madhështore arenën ku luajnë yjet e globit.
36 skuadra, 20 raunde, 2 faza të reja, 189 ndeshje, 5 skuadra italiane.
Kurrë më parë kaq shumë ndeshje, kaq shumë luftë për titull, kaq shumë emocione, kaq shumë orë transmetimi live.
Mbrëmjet e mesjavave tanimë do të jenë plot adrenalinë, pasi pas raundit tjetër të Playoffs më datë 27 dhe 28 gusht, nis spektakli fenomenal me një nga fazet e reja, Fazën e Ligës, ku do të marrin pjesë plot 36 skuadra dhe do të luftojnë për çdo pikë, në çdo ndeshje, për të siguruar një vend të mirë në renditje, për pasojë edhe kualifikimin. Kjo do t’u dhurojë të gjithë tifozëve përplasje spektakolare që në nisje e deri në finalen e madhe të Mynihut. Formati i ri shënon pikënisjen e një epoke të re.
Krejtësisht e rinovuar në imazh dhe koncept, ashtu si vetë ky sezon i Ligës së Kampionëve, edhe Studio Champions League, live show i përjavshëm, ka nisur rrugëtimin krah për krah me kampionët, për mbulimin më të plotë dhe shumëdimensional të kompeticionit më të rëndësishëm botëror të futbollit të klubeve. Me Eva Muratin dhe emrat më në zë të futbollit në studio, mes të cilëve edhe kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, na pret një sezon i jashtëzakonshëm.
Kampionët janë rikthyer në shtëpinë e tyre dhe ka vetëm një vend për t’i ndjekur të gjithë ata të paktën për tre sezone radhazi deri në 2027, në Tring Sport, në platformën më të madhe dhe gjithëpërfshirëse sportive në vend.
Zini edhe ju vendin tuaj dhe shijoni spektaklin nga tribuna juaj Vip!