Evazion fiskal në Dogana, makinat luksoze zhdoganohen si mjete të dëmtuara

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas skandalit me emërimet në nepotike në Doganat Shqiptare, zbulohet një tjetër skandal ne institucion e drejtuar nga Genti Gazheli. Një hetim i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit në ministrinë e Drejtësisë në Doganën e Durrësit, ka zbuluar një skemë të mirëfilltë të shmangies së detyrimeve me zhdoganimin e makinave luksoze të cilat klasifikohen si të dëmtuara që në import. Gjithçka ndodh me bekimin e drejtorit të përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli, i cili ligjëron praktikat korruptive të vartësve të tij të besuar.

Dokumenti që News24 zotëron është i majit 2022, dhe është akti i konstatimit i drejtorisë antikorrupsion. Aty janë analizuar 16 praktika zhdoganimi të mjeteve luksoze të dëmtuara, të cilat pasi riparohen në Shqipëri futen në qarkullim. Kështu një mjet luksoz ‘Mercedes Benz GLE’, i viti 2020, i cili referencën për pagimin e taksave e ka 58 mijë euro, është zhdoganuar me një referencë prej vetëm 11 mijë 793 euro. Antikorrupsioni i ministrisë së Drejtësisë konstaton se është shkelur urdhri i ministrit të Financave, i cili saktëson se transaksioni i paraqitur nuk mund të zbresë kurrë poshtë 40% të vlerës kur malli është i ri. Historia përsëritet me të tjera makina luksoze, që janë zhdoganuar shumë herë me pak se vlera e tyre reale. Një ‘Mercedes Benz GLC’ i vitit 2017 është zhdoganuar për 3904 euro, ndërkohë që vlerën reale e ka 24 400 euro,. Një tjetër ‘Mercedez GLC’ po i vitit 2017, nga 31400 euro është zhdoganuar për 9400 euro. Kurse një ‘Mercedes GLE’ hybrid i vitit 2020 ka kaluar traun e doganës për 21 753 euro ndërkohë që referencë e kishte 61 800 euro. Në një praktikë tjetër një ‘Volkswagen passat’ i 2015 është zhdoganuar praktikisht falas, pasi vlera e referencës i ka dalë 2160 euro, nga mbi 10 mijë që e ka në të vërtetë.

Në fakt zhdoganimet e mjeteve nuk bëhen drejtpërdrejt nga dogana e Durrësit, aty thjesht kalon praktika. Zhdoganimi behët nga drejtoria qendrore e vlerës në Tiranë, e cila përpilon vlerën e zhdoganimit, vulos deklaratën doganore dhe i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve. Hetimi zbulon po ashtu se njësia qendrore në tiranë nuk ka administruar foto të gjendjes reale të mjeteve luksoze në sheshin e trageteve në portin e Durrësit apo terminalin e kontejnerëve, por është mjaftuar me foton e internetit. Në këtë mënyrë janë llogaritur edhe dëmet duke i zbritur referencën e zhdoganimit mjeteve luksoze. Në këtë mënyrë procedurat nuk janë bërë duke e bërë kontrollin fizik mjeteve luksoze, por thjesht duke u bazuar në fotot që gjenden në faqet e internetit të ankandeve.

Në aktin e konstatimit të drejtorisë anti korrupsion thuhet shprehimisht se këto praktika pa foto ilustruese ngrenë dyshime nëse këto mjete kanë qenë realisht të dëmtuara dhe nëse po a është kjo shkalla reale e dëmtimit. Duke përmendur një rast zhdoganimi me këtë procedure pa foto reale, antikorrupisoni thotë së referenca e zhdoganimit të mjetit mjaft luksoz ‘Mercedes GLE’ i vitit 2021 ka zbritur nga 64 500 euro në 26 160 euro, shmangia e detyrimeve është mbi 8 mijë euro. E gjithë skema ka drejtim piramidal , ku nga baza në Durrës merret miratimi në qendër në Tiranë.

Zjarr Tv Ad