Evi Kokalari: Kulla e Berishajve e ka dërmuar moralin e demokratëve

0
303
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka deklarauar se morali i të gjithëve në PD-në e rithemelimit ka rënë në tokë pas zërave të fundit që qarkullojnë për kullën ’Mali i Tiranës’ që po cilësohet si e Berishajve.

Kokalari për këtë fakt ngre një pyetje për të gjithë ”dakort, nuk ju vë faj po pse jeni akoma aty? Kaq pak kurajo keni që nuk largoheni?” shprehet ajo, duke shtuar se nëse se bëjnë këtë, Rama do prekë sërish fitoren në 2025.

Statusi i Kokalarit:

Më thonë nga PD rithemelimit se morali i përgjithshëm ka rënë në tokë. Ndjehen të përdorur në maksimum.

Dakort, nuk ju vë faj po pse jeni akoma aty? Kaq pak kurajo keni që nuk largoheni?

Ju garantoj që dhe në 2025 Ramës do t’ja jepni fitoren.

Mos kini asnjë dyshim për këtë.

Zjarr Tv Ad